GazetaMax
Lifestyle

A është fiku “fruti i ndaluar” për personat me diabet?

Për shumë persona fiku njihet shpesh si armiku numër një i diabetikëve.

Shpesh dhe nga keqinformimi të shumtë janë ata që e shohin fikun si fruti i ndaluar i diabetikëve për shkak të nivelit të lartë të sheqerit që përmban.

Por sipas dietologes Lida Ferollari, konsumi në sasi të moderuar i këtij fruti nuk përbën rrezik as për diabetikët.

Edhe diabetikët mund të konsumojnë fiq. Masa është shumë e rëndësishme për to. Fiku është i pasur me fibra te kokrrat që përmban dhe kjo ndihmon shumë për jashtëqitjen.

Sigurisht ka dhe sheqerna, por duke pasur fibrat, ai shkarkohet dhe nuk arrin të përthithet plotësisht nga organizmi. Kështu fiku nuk duhet kategorizuar aspak te frutat ” e dëmshme” për organizmin.

“Asnjë frut dhe perime nuk është i dëmshëm nëse nuk teprohet në sasinë e tij”, thotë ajo.

Related posts

Ky është orari më i papërshtatshëm i ditës për të pirë kafe

Gazetamax.mk

LAB me ” Simpati ” konkuron hitet e verës

Gazetamax.mk

Kujdes! Mos i bëni këto gjëra menjëherë pas masazhit, mund të jenë të dëmshme për shëndetin

Gazetamax.mk