GazetaMax
Kuriozitete

Arrihet marrëveshja ndërmjet Romës dhe Dybalas

Paulo Dybala së shpejti do të jetë edhe zyrtarisht lojtari më i ri i Romës.
Sipas Fabrizio Romanos, është arritur marrëveshja ndërmjet Romës dhe Dybalas për transferimin e tij te ekipi italian.
Argjentinasi do t`i bashkohet ‘romakëve’ si një lojtar i lirë, pasi i skadoi kontrata me Juventusin.
Marrëveshja e arritur do ta mbajë anësorin në ‘Stadio Olimpico’ deri në vitin 2025.
Ndërsa paga thuhet të jetë gjashtë milionë euro.
Çelësi për arritjen e marrëveshjes ka qenë Jose Mourinho, pasi e ka dashur me çdo kusht argjentinasin në ekip.

Related posts

Juventusi ia ofron dy gjigantëve anglezë mesfushorët e tyre

Gazeta Max

PSG nuk përmirëson ofertën për Skriniar, ngecin negociatat

Gazeta Max

Man Utd interesohet për Casemiron

Gazeta Max