Gjyste Vulaj: Veç shëndeti mundet me më ndalë, se fjalët e njerëzve kurrë

Kur ajo ka kënduar dhe ka sjellë stil dhe modë shumë kush nguronte ose nuk kishte lindur ashtu siç nuk kishin ardhur rrjeret sociale që fatkeqësisht ju kanë dhënë secilit pa dallim që të komentojë. Por një artiste Divë e dekadave si Gjyste Vulaj ka vite që është imunizuar edhe nga ato komentet e atyre që nuk arritet asgjë në jetë dhe “hajt të futemi në telefon apo të ulemi para PC e të komentojnë”. Por nuk do ta zgjasim më shumë pasi vetë ylli i muzikës e ka shpjeguar në një status që pak orë më parë ilistruar me një foto ku duket pêr mrekulli duke shkruar kështu:

“Unë që e vogël, 9-10 vjeçe, kam admiru këngëtare, modele e aktore me taka, fustana të shkurtër, flokë të gjatë, grim e xixa. I kam dasht Barbikat, vishesha e i imitojsha. Kam pas dy-tri këngëtare idole, amerikane e të ish-Jugosllavisë. I jam lut Zotit që kur të rritem, me u ba si ato, me pas rrobat e stilin e tyre. E Zoti m’i ka plotësu të gjitha dëshirat!

E në atë moshë, ku e din një fëmijë çka është me provoku?!

Këtë stil e kam dasht gjithmonë dhe sot vishem për qejfin tem, jo për me provoku askënd.

E ti që më gjykon, mos ia jep vetes të drejtën me ma mat moralin prej veshjes! Lëre anash stilin tem e hajde flasim për karakter, sjellje e ndershmëri.

Me gjithë lirinë e guximin që kam pas, me gjithë mundësitë që m’i ka dhanë profesioni e fama, kurrë, ama kurrë, s’e kam ul veten aty ku ti mundohesh me më ul prej smirës që ke ndaj meje!

Fama s’ma ka thy as edukatën familjare, as traditat, as parimet me të cilat jam rrit.

Moralin e dinjitetin tem i kam ruajt me fanatizëm! E askush s’mundet me dalë e me thanë: «Isha mbrëmë me gruan apo me nanën e filanit.»

Prandaj mos e ngatërro një femër që ka guxim me u vesh si t’ia dojë zemra, me një femër pa moral.

Se ti mundesh me ma gjyku fustanin, po kurrë s’mundesh me ma njollos karakterin!

Me paragjykime jam mësu, s’më prekin ma. Se kur e njeh veten dhe je mirë me Zotin e me ndërgjegjen tane, s’ka njeri në këtë botë që ta ul kryet apo ta ndal hapin. Veç shëndeti mundet me më ndalë, se fjalët e njerëzve kurrë!”. Ky është statusi i artistes së madhe Gjyste Vulaj, ndêrsa sapo ka ardhur me disa projekte mjaft të bukura muzikore ky njëri është bashkëpunim me artistin dhe kolegeun e saj Meda.