GazetaMax
Sport

Neymar do të dalë para trupit gjykues më 17 tetor – transferimi te Barcelona është rasti i hetimit

Ylli brazilian, Neymar JR duhet të sqarojë disa probleme me autoritetet spanjolle.
Neymar iu bashkua Barcelonës në vitin 2013, por ka disa dyshime mbi procedurat se si u kompletua transferimi i tij.
Neymar, tani anëtar i PSG, do të dalë në seancë më 17 tetor, në Barcelonë, lidhur me disa hetime për parregullsi në transferimin e tij në ‘Camp Nou’, bën të ditur ‘El Pais’.
30 vjeçari do të shkojë në gjykatë në mes të sezoni dhe një muaj para fillimit të Kupës së Botës.
Së bashku me Neymar do të jenë edhe pesë persona të tjerë ndaj të cilëve do të bëhet gjykimi lidhur me rastin në fjalë.
Mbetet të shihet nëse kontrata e Neymar me Barcelonën ishte në rregull ose jo, ligjërisht.

Related posts

Paraqitjet spektakolare, Barcelona merr këtë vendim për Dembele

Gazetamax.mk

Promtori i Furyt tregon për një meç të mundshëm Fury – Joshua

Gazetamax.mk

U tha se kishte arritur marrëveshje me Barcelonën, Chelsea ja vazhdon automatikisht kontratën këtij lojtari

Gazetamax.mk