GazetaMax
Sport

Zbulohen detajet e para të marrëveshjes mes Porsche dhe skuadrës së Red Bull në Formula 1

Porsche dhe Red Bull kanë arritur një marrëveshje e cila do të nis të implementohet që nga viti 2026.
Gjiganti Porsche thuhet se ka blerë 50% të aksioneve të Red Bull në F1 dhe tashmë kanë filluar të zbulohen detaje të marrëveshjes, para njoftimit zyrtar që pritet të bëhet muajin tjetër.
Marrëveshja do të jetë e vlefshme për 10 vitet e ardhshme – nisur nga 2026.
Thuhet se palët janë dakorduar qysh para tri javëve në Austri, por njoftimi është shtyrë për datën 4 gusht. Në Austri ishte edhe gjiganti Honda, pikërisht për një marrëveshje me Red Bull, por ishte Porsche që fitoi besimin.
Porsche pritet të jetë përgjegjëse për ndërtimin sa më të mirë të bolidit në aspektin e fuqisë së motorit dhe shpejtësisë, si dhe do të bëjnë shasinë.
Mbetet të shihet se çfarë saktësisht do të thotë njoftimi zyrtar, për marrëveshjen mes dy markave.

Related posts

Milan shfrytëzoi mbrëmjen gala të ‘Gran Gala Del Calcio’ për të negociuar rinovimin me Leao

Gazetamax.mk

Nuk dorëzohet ekipi nga Serie A, tenton që në verë ta transferojë Januzajn!

Gazetamax.mk

Marcelo i ofrohet Lyonit, por paga problem për francezët

Gazetamax.mk