GazetaMax
Kuriozitete

Drejtori Sportiv i Sevillas e pranon: Kounde po shkonte te Chelsea, por ata kishin dyshime dhe u tërhoqën

Drejtori Sportiv i Sevillas, Monchi, në një pronocim të dhënë së fundi e ka pranuar që Chelsea pothuajse e kishte blerë mbrojtësin francez, Julas Kounde.
Ai, ndër të tjera zbuloi disa prapaskena interesante të cilat nuk diheshin deri më tani.
Monchi deklaroi se londinezët ishin gati ta zyrtarizonin lojtarin, por dyshimet e tyre filluan në fund, teksa po kompletohej marrëveshja.
“Të enjten Kounde ishte ‘i shitur’ te Chelsea. Ata filluan të kishin dyshime dhe u tërhoqën”, tha ndër të tjera ai.
“Pas kësaj u paraqit Barcelona. Kontakti i parë me Alemany ishte të hënën. Fillimisht ata propozuan një ofertë që ne e konsideruam të vogël, megjithatë më vonë e gjetëm dakordimin. Chelsea u kthye sërish, por oferta e Barcelonës ishte më e mirë”, përfundoi ai.

Siç dihet, Kounde tashmë është zyrtarizuar si lojtari më i ri i Barcelonës.

Related posts

Liverpool heq dorë nga transferimi i yllit të madh

Gazeta Max

Ricciardo: Tashmë jam pajtuar, edhe nëse nuk jam në grid sezonin tjetër, është në rregull për mua

Gazeta Max

Rikthehet Liga e Kampionëve me fazën e eliminimit direkt

Gazeta Max