GazetaMax
Sport

Nënshkruhet aneks memorandum për rinovimin e stadiumit “Rexhep Rexhepi”

Është nënshkruar marrëveshje për renovimin e stadiumit “Rexhep Rexhepi” në Drenas.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryetari i komunës, Ramiz Lladrovci, përmes një njoftimi në Facebook.
Stadiumi pritet t’i ketë 7 mijë ulëse dhe do të jetë i Kategorisë së Tretë.
Më poshtë gjeni njoftimin e plotë të bërë nga Lladrovci.
Sot, pata kënaqësinë të nënshkruaj Aneks Memorandumin e Bashkëpunimit, për finalizimin e ndërtimit të stadiumit “Rexhep Rexhepi”.
Bashkë me Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Bislim Bislimi nënshkruam Aneks Memorandumin me qëllim të përfundimit të punëve në projektin e ndërtimit të stadiumit. Kështu, Stadiumi do të marrë pamjen përfundimtare, si një e arritur e shumëpritur në shërbim të sportdashësve dhe qytetarëve.
Ky stadium i bukur, i plotëson nevojat e komunitetit sportiv në komunën e Drenasit, me kapacitet prej rreth 7 mijë ulësesh dhe se do të jetë i Kategorisë së tretë. Stadiumi do të bëhet i dyti në Kosovë që do të mundësoj zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare.
Me z. Bislimi diskutuam edhe për stadiumin sintetik në Komoran, Pishinën gjysmë olimpike dhe nevojën e bashkëpunimit edhe për projektet tjera në fushën e sportit, kulturës dhe trashëgimisë kulturore.

Related posts

Ngjarje e rëndë, tifozët e Partizanit sulmojnë autobusin e Tiranës dhe i thyejnë xhamat

Gazetamax.mk

Dështon marrëveshja Juventus – Dybala, vjen reagimi shpërthyes nga vëllai i lojtarit

Gazetamax.mk

Zyrtare: Tsunoda do të qëndrojë tek AlphaTauri

Gazetamax.mk