Bora vazhdon me fitore, mposht Golden Eagle Yllin në Prishtinë!!
Bora ka shënuar fitore ndaj Golden Eagle Yllit me rezultat 81:65, në një ndeshje ku pas një pjese të parë të balancuar, mbrojtja agresive në pjesën e dytë rezultoi vendimtare për triumfin e prishtinasve.
Jamari Wheeler ishte më efikasi te Bora me 20 pikë, ndërsa Laolu Oke kontribuoi me 19 pikë e 11 kërcime.
Te Golden Eagle Ylli u dallua Davontrey Thomas me 18 pikë.Nipi i Luan Krasniqit fiton me nokaut në Gjermani.
Burimi: botasot.info
