GazetaMax
Lifestyle

Suplementet që ngadalësojnë procesin e dobësimit të shikimit

Është e qartë se trupi kalon nëpër shumë ndryshime gjatë procesit të plakjes dhe një nga çështjet frustruese është shikimi i dobët. Për fat të mirë, ka suplemente që do t’ju ndihmojnë ta ngadalësoni ndjeshëm këtë proces.

Me kalimin e kohës, shikimi fillon të dobësohet, shfaqet sindroma e syrit të thatë dhe rritet rreziku për sëmundje. Për këtë arsye, është e rëndësishme të filloni të konsumoni suplemente që përmbajnë sasi të mëdha të lëndëve ushqyese.

Mjekët Janet Coleman dhe John Burdeos kanë thënë për revistën Eat This, Not That se suplementet që përmbajnë acide omega-3 yndyrore janë më të dobishmet kur bëhet fjalë për ruajtjen e shikimit të mirë. Ato kryesisht sigurojnë mbrojtje kundër degjenerimit makular.

“Omega-3 zbut çdo lloj inflamacioni dhe simptomat e syrit të thatë, i cili shfaqet për shkak të përdorimit të tepërt të pajisjeve elektronike, pra dritës blu, por edhe procesit natyral të plakjes”, ka shpjeguar Burdeos. Acidet omega-3 yndyrore mund të merren në formë kapsulash ose tabletash, por ato gjenden edhe në ushqime, si skumbri, salmoni, sardelet, farat e lirit, arrat etj.

Siç transmeton KP, Coleman ka shtuar se ka suplemente të tjera të dobishme për sytë tuaj. Midis tyre janë zeaksantin (karotenoid që gjendet në qelizat e syve) dhe lutein (pigment organit i lidhur me beta-karotenin dhe vitaminën A).

“Këto karotenoide gjenden në perimet e gjelbra (brokoli, lakra jeshile dhe spinaqi). Nëse nuk hani mjaftueshëm nga këto ushqime, sigurohuni që të blini këtë lloj suplementi për të ruajtur shëndetin tuaj”, ka thënë doktoresha Janet Coleman. Së bashku me këto karotenoide, vitamina C mund të jetë gjithashtu e dobishme të merret në formë suplementesh nëse nuk e merrni mjaftueshëm përmes ushqimit.

“Vitamina C është një antioksidant që ndihmon në mbrojtjen e syve tuaj nga dëmtimet e shkaktuara nga radikalet e lira që çojnë në katarakt dhe degjenerim makular, ndërsa mund të gjendet në ushqime, si specat, portokallet, frutat e kivit dhe luleshtrydhet”, ka shtuar ajo.

Related posts

Flutra Muriqi po vjen me një super bashkëpunim me Turabin

Gazetamax.mk

Personat e hapur shpenzojnë më shumë para, edhe kur s’i kanë

Gazetamax.mk

Gratë me kancer të pashërueshëm të gjirit tani mund të marrin një medikament imunoterapie që zgjat jetën në Mbretërinë e Bashkuar

Gazetamax.mk