Kartoni i verdhë i Granit Xhakës është duke u hetuar nga FA.
Lojtari u ndëshkua “lehtë” në ndeshjen ndaj Leeds United, në kuadër të Premier League në sezonin që lamë pas.
Marrë parasysh seriozitetin e kësaj ngjarjeje, hetimi iu kalua Agjencisë Kombëtare të Krimit e cila merret me investigimin e krimeve të organizuara.
Ajo çka po raportohet aktualisht në mediet angleze është dyshimi se brenda këtij skenari mund të jetë e përfshirë edhe mafia shqiptare.
Sportsmail i është thënë se hetuesit e NCA kanë zbuluar prova të shumave të konsiderueshme të basteve në kriptovaluta në tregje që nuk janë të rregulluara në këtë vend, me një pjesë të madhe të aktivitetit që mendohet se ka ndodhur në Shqipëri.
Brenda këtij rasti ende nuk ka asgjë të konfirmuar dhe përderisa është kështu, Xhaka llogaritet i pafajshëm.