GazetaMax
Sport

Curry i del në mbrojtje Grinerit: Është një ditë jo e mirë për sportin tonë

Stephen Curry ka folur në lidhje me vendimin e marrë në dëm të yllit i WNBA-së, Brittney Griner, e cila u shpall fajtor për kontrabandë droge me qëllim kriminal dhe u dënua me nëntë vjet burg, si dhe u dënua me 1 milion rubla (16,590 dollarë).
Sipas tij, kjo çështje është përtej botës së sportit, por nuk do ta ndalojë atë dhe kolegët e tij ta ngrisin zërin në mbështetjen e koleges së tyre.
“Është përtej botës së sportit në këtë pikë, por unë dhe të gjithë kolegët e Griner kemi folur me zë të lartë se ne duhet të vazhdojmë ta mbajmë emrin e saj në media dhe të sigurohemi që ajo të ndihet e dashur dhe e mbështetur,” tha Curry për Blavity.
“Fatkeqësisht, është një situatë jo e lehtë kur mendon për të gjitha detajet e asaj që ka ndodhur. Sot nuk është një ditë e mirë, padyshim, por mendoj se ka biseda të tjera që po vazhdojnë dhe shpresoj se do të kemi një kthim të sigurt dhe të shpejtë për të. Njerëzit e duhur po e ndiejnë presionin dhe unë shpresoj që të funksionojë siç duhet për BG”, shtoi tutje ai.
Gjatë gjithë sprovës disamujore për Griner, disa të famshëm dhe atletë kanë folur gjithashtu në mbështetje të Griner, duke bërë fushatë për kthimin e saj të sigurt në shtëpi.

Related posts

Laporta flet për Dembelen, ja pse po ndihet krenar tani!

Gazetamax.mk

“Bombë” në Itali: Broja transferohet te gjiganti italian

Gazetamax.mk

Përfundimisht vendos Reali për të ardhmen e Hazardit

Gazetamax.mk