GazetaMax
Ballina

Rejon i ngritë temperaturat me hitin “Lojna”

Rejon ka goditur me hitin e ri, këngën me titull “Lojna”, projekt ky i cili që në ditët e para ka marrë pëlqimin e publikut, duke u bërë mjaftë e dëgjuar.

Teksti i këngës “Lojna” është shkruar nga Rejon, producent i këngës është Ghulo, ndërkaq videoklipi është punuar nga produksioni “Kotorri”.

Erjon Hajzeri, i njohur si Rejon, është artisti shqiptar që jeton në Itali dhe prej vitesh ka nisur të këndoj në studio të ndryshme, ndërkaq depërtimin në industrinë muzikore shqiptare e bëri vetëm para një viti.

“Jepi gas” e bëri pjesë të tregut muzikor shqiptar. Tutje ai erdhi me “500”, për të mos u ndalur më në rrugën e suksesit.

“Lojna” trajton temën e dashurisë toksike dhe është një nga super projektet e kësaj vere të mbushur me hite.

Related posts

Çfarë e shkakton hepatitin dhe cilat janë simptomat kryesore që duhen pasur parasysh?

Gazeta Max

Edonis Mujaj i këndon Bella Hadid

Gazeta Max

Ky është burri simpatik i Normës

Gazeta Max