GazetaMax
Lajme

Pastrohen 60 m kub mbetje tek deponia ilegale në Tophanë

Shkup, 6 Gusht – Gjatë ditës së djeshme, ekipet NP Higjiena Komunale-Shkup hoqën 60 metër kub mbetje nga një deponi e madhe ilegale e locuar në vendbanimin Tophanë të komunës së Çairit, në udhëkryqin mes bulevardit Brigada Maqedono-kosovare dhe rrugës Xhon Kenedi.

Në realizimin e aktiviteteve në terren u angazhuan 10 punëtorë me përdorimin automjeteve të specializuara komunale – ngritës, eskavator dhe dy kamioneta. 

Përkundër aktiviteteve të vazhdueshme të NP Higjiena Komunale-Shkup  në rajonin e vendbanimit Tophanë, përsëri çdo ditë krijohen deponi të reja ilegale si pasojë e hedhjes së parregullt e mbetjes në sipërfaqe publike dhe të trafikut. 

Gjatë gjysmës së parë vitit, ekipet e Ndërmarrjes kanë hequr rreth 6000 metër kub mbetje prej deponieve ilegale në territorin e qytetit të Shkupit.

Related posts

Shtrenjtohen përsëri derivatet

Gazetamax.mk

Për shkak të mjegullës është zvogëluar dukshmëria afër Demir Kapisë

Gazetamax.mk

Dalja e lumit Vardar nga shtrati në Zelenikovë, QMK kërkoi ulje të rrjedhës në Kozjak dhe Matkë

Gazetamax.mk