GazetaMax
Lajme

Për hyrje dhe dalje nga vendi pritet deri në një orë

Shkup, 6 gusht – Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve të qytetit në mëngjesin e sotëm është rritur. Në VK “Tabanocë”, koha e pritjes për hyrje në vend është rreth një orë, ndërsa në VK “Bogorodicë”, pritjet për dalje janë deri në 40 minuta. Në pikat e tjera kufitare, në palën e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata.

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të thata.

LAMM rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve. Kjo vlen veçanërisht për drejtimet rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Related posts

Gjeorgjia sot hapë konsulatën e nderit në Shkup

Gazetamax.mk

Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë dispozitën për pagesën e apanazhit

Gazetamax.mk

VMRO i përgjigjet me kundër-tablo LSDM-së: Akademia shtetërore kriminale

Gazetamax.mk