GazetaMax
Lajme

Varianti ri i virusit arriti pikun

Shkup, 5 Gusht – Shqyrtimi i fundit i situatës epidemiologjike në vend nxjerr në pah se varianti BA.5 Omicrone këtë javë ka arritur pikun e infeksionit. Komisioni për Sëmundjet Infektive nga mbledhja e sotme informon se gjatë javës ka pasur një rritje të lehtë të numrit të rasteve të reja 8.5%, që sipas tyre është dukshëm më e ulët krahasuar me javën e kaluar kur ishte 55.7%. Sipas autoritete shëndetësore Maqedonia e Veriut është në fazën e transmetimit të gjerë, por me kapacitete adekuate të reagimit.

“Në këto kushte, Komisioni nuk rekomandon vendosjen e masave të reja kufizuese dhe apelon qytetarët që të sillen me ndërgjegje dhe të respektojnë masat që janë në fuqi, d.m.th. mbajtja e detyrueshme e maskave mbrojtëse në objektet shëndetësore, farmaci, në transportin publik dhe në ambientet e kujdesit familjar. Është e një rëndësie të veçantë që qytetarët që kanë simptoma ose dyshojnë se janë COVID-pozitiv, të sillen me përgjegjësi dhe të mbrojnë njerëzit përreth tyre duke shmangur kontaktin e ngushtë me persona të tjerë dhe duke qëndruar në dhoma të mbyllura pa maska”, njoftojnë KOMISIONI PËR SËMUNDJET INFEKTIVE.

Rekomandimi i fortë mbetet për të gjithë qytetarët, dhe veçanërisht për qytetarët që i përkasin grupeve të rrezikut me sëmundje më të rënda, t’u përmbahen të gjitha masave epidemiologjike të konfirmuara për mbrojtjen nga infeksioni, si larja e shpeshtë dhe e plotë e duarve apo dezinfektimi, shmangia e turmave dhe qëndrimi në dhoma të mbyllura dhe pa ajrosje, mbajtja e maskave mbrojtëse, si dhe respektimi i rekomandimeve për vaksinimin kundër Covid-19.

Related posts

LSDM: Prokuroria do të hetojë të gjitha akuzat publike për Mickoskin lidhur me kërcënimet ndaj biznesmenëve

Gazetamax.mk

Dukshëm ulet numri i foshnjave të lindura para kohe

Gazetamax.mk

Parashikimi i motit për sot

Gazetamax.mk