GazetaMax
Lajme

Në Turqi kapet banda kriminale që fitoi 55 milion euro me baste ilegale, policia me aksion edhe në Maqedoni?

Stamboll, 9 gusht – Një miliard lira turke, që vlejnë rreth 55 milion euro është shuma që është përfituar nga bastet ilegale dhe banda kriminale “Totobo” e cila ka vepruar në Turqi, Gjermani dhe Maqedoni. Kështu njoftojnë mediat turke të cilat bëjnë të ditur se pas 8 muajve ndjekje nga policia e Stambollit, janë arrestuar 59 anëtarë të bandës dhe udhëheqës të tyre, transmeton Zhurnal.

Operacioni vazhdon, ka njoftuar policia turke e cial thotë se bëhet fjalë për një nga operacionet më të mëdha në shkatërrimin e basteve ilegale. Ekipet e policisë të Stambollit nga reparti për krim kibernetik dje kanë kryer operacione të koordinuara në tetë qytete. Është arrestuar edhe udhëheqësi i bandës, Ozkan G.

Pas ndjekjes së llogarive të anëtarëve të bandës është vërtetuar se për një periudhë një vjeçare kanë përfituar rreth 1 miliard lira të cilat janë dërguar jashtë shtetit. Paratë përmes kriptovalutave janë transferuar në Maqedoni.

Policia turke dyshon se pjesë e këtyre parave kanë përfunduar edhe tek anëtarët e organizatave terroriste.

Zhurnal mëson se një aksion i tillë po zhvillohet edhe nga policia e Maqedonisë, madje mbrëmë ka patur bastisje në lokale të ndryshme në Maqedoni ndërsa aksioni vazhdon edhe më tej derisa të zbardhet rasti i plotë. Priten azhurnime të informatave nga MPB./Zhurnal.mk

Related posts

Pacienti kërkon ilaçin, sulmohet nga drejtori i spitalit në Shkup

Gazetamax.mk

Deputetët në pushim deri më 10 janar, në rend dite ratifikimi i marrëveshjes me Frontex

Gazetamax.mk

33 denoncime për bomba në shkolla në Shkup

Gazetamax.mk