Vëllezërit Haliti, humanistët shqiptarë që fituan respektin e Amerikës

Me Mijëra kilometra larg Kosovës, tre vëllezër shqiptarë kanë shkruar një histori suksesi që i bën nder bashkatdhetarëve kudo në botë. Eshtë fjala për Burim “Joe” Haliti i cili mbërriti në Shtetet e Bashkuara nga Kosova në moshën 16-vjeçare, me shpresë për një jetë më të mirë dhe vendosmëri për të punuar ndershmërisht. Fillimet ishin të vështira, me orë të gjata pune dhe sakrifica. Vjen viti 2006 ku ai hapi Joe’s Italian Restaurant në Conroe. Përkrah tij, si bashkëpronarë, janë edhe vëllezërit Nick dhe Curri, që kanë kontribuar si në zhvillimin e restorantit, ashtu edhe në veprimtaritë humanitare, ku sot restoranti i tyre është shumë më tepër se një biznes familjar. Ndër vite ka dhuruar mbi 200 mijë shujta falas për çdo Thanksgiving dhe Krishtlindje shpërndahen nga 1,000 deri në 1,500 shujta për familje në nevojë, të moshuar e veteranë. Çdo verë, rreth 1,000 fëmijë marrin çanta shkollore me materiale mësimore, së bashku me 1,000 shujta falas për fëmijët dhe familjet e tyre.

Por jo vetëm kaq ata megjithëse nuk kanë dëshirë tju përmendet por ne e dimë se vëllezërit Haliti kanë qenë pranë komunitetit edhe në ditët më të vështira. Kujtojmë se pas uraganit Harvey në vitin 2017, Joe u përfshi në mbledhje fondesh për të prekurit nga përmbytjet. Ndërsa pas uraganit Beryl në vitin 2024, restoranti ndihmoi me rreth 1,800 shujta të ngrohta. Ushqim të ngrohtë kanë shpërndarë edhe gjatë stuhive dimërore, kur shumë familje mbetën pa energji elektrike. Pa harruar se gjatë pandemisë COVID-19 përgatitën dhjetëra mijëra shujta për mjekë, infermierë, policë e zjarrfikës. Kanë mbështetur gjithashtu policinë, zjarrfikësit, veteranët (përfshirë Montgomery County Veterans Commission) dhe familjet e prekura nga tragjedia në Uvalde.

Nderime zyrtare

Kontributi i Joe Halitit është njohur nga institucionet më të larta të Teksasit. Senati miratoi Rezolutën Nr. 323 në vitin 2021, për ndihmën gjatë pandemisë. Dhoma e Përfaqësuesve miratoi Rezolutën Nr. 2138 në vitin 2023, ku përmenden edhe ndihma për familjet gjatë mungesës së formulës për foshnja dhe ruajtja e historisë së qytetit.
Më 10 qershor 2020, kryetari i atëhershëm i Conroe, Toby Powell, shpalli “Joe’s Italian Restaurant Day” dhe i dorëzoi Joe Halitit Çelësin e Qytetit. Më 8 dhjetor 2020, Montgomery County shpalli “Joe Haliti Day”. Në vitin 2025, ai u shpall Conroe Citizen of the Year, Qytetari i Vitit.

Ndër nderimet e tjera janë:

* Hospitality Hero Award (2021), Conroe Convention and Visitors Bureau
* Judge Wayne L. Mack Community Legacy Award (2021)
* Montgomery County Sheriff’s Office Community Action Partner Award (2020)
* Love Heals Youth Heart of Gold Award (2023)
* East Montgomery County Fair Association Appreciation Award (2022)
* Texas Youth Summit Outstanding Excellence Recognition (2020)
* Montgomery County Employee Committee Certificate of Appreciation (2025)
* Community Builder Award (2026), Conroe Masonic Lodge No. 748
* Texas House of Representatives Certificate of Congratulations (2008)
* TripAdvisor Certificate of Excellence
* Vlerësime si “Best Italian Food” (The Courier) dhe “Best Houston-Area Italian Restaurant” (KHOU)

Mirënjohje kanë ardhur gjithashtu nga Policia e Conroe, zyrat e sherifit të Montgomery dhe Walker County, Texas Department of Public Safety, U.S. Customs and Border Protection dhe organizata veteranësh.

Por përtej biznesit dhe bamirësisë, Joe Haliti është i angazhuar në jetën publike dhe ka krijuar miqësi me disa nga figurat më të njohura politike të Teksasit. Ai është mik i ngushtë i Steve Toth, kongresmenit të sapozgjedhur të Distriktit të 2-të të Teksasit dhe ish-përfaqësuesit shtetëror nga Conroe e The Woodlands, si dhe i Jessica Steinmann, kongresmenes së sapozgjedhur të Distriktit të 8-të, ish-zyrtare e Departamentit të Drejtësisë nën Presidentin Trump. Ka marrëdhënie të ngushta edhe me senatorin Ted Cruz dhe me shumë kongresmenë të tjerë nga Teksasi.

Në rrjetin e njohjeve të tij përmenden gjithashtu John Ratcliffe, ish-kongresmen nga Teksasi, ish-drejtor i Inteligjencës Kombëtare dhe më vonë drejtues i CIA-s, si dhe Mike Johnson, kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së. Këto janë njohje dhe kontakte politike, dhe nuk nënkuptojnë domosdoshmërisht vizita të tyre në restorant.

Joe Haliti ka qenë i përfshirë edhe në Texas Youth Summit, organizatë që mbledh të rinj dhe udhëheqës konservatorë. Në aktivitetet e saj kanë marrë pjesë senatori Ted Cruz, guvernatori Greg Abbott, prokurori i përgjithshëm Ken Paxton, kongresmeni Brandon Gill dhe Tulsi Gabbard. Ai ka kontribuar në organizim, mikpritje dhe mbështetje logjistike. E ne me krenari e themi se për një emigrant nga Kosova, kjo është një tjetër shenjë e rrugëtimit nga një restorant familjar te tavolinat ku diskutohet politika amerikane.

Në vitin 2021, Joe angazhoi artistin Ruben Ortiz për një mural të madh në fasadën e restorantit, me figura dhe vende të rëndësishme të historisë së Conroe. Rezoluta Nr. 2138 e përmend si kontribut për ruajtjen e identitetit të qytetit.

E ata janë nga Kosova me plot krenari e themi sërish, por në Amerikë me plot respekt nga të gjithë

Historia e Joe, Nick dhe Curri Halitit është mesazh për brezat e rinj shqiptarë në diasporë: puna, përkushtimi dhe ndihma ndaj të tjerëve hapin dyer kudo në botë. Ata kanë ndërtuar jo vetëm një biznes të suksesshëm, por një emër që përfaqëson me dinjitet vlerat shqiptare në Amerikë.

Sepse krenaria më e madhe nuk është vetëm të tregosh se je shqiptar, por të bësh vepra që i japin nder emrit shqiptar. E megjithëse ata nuk janë shumë modestë që nuk bëjnë asgjë pêr dukje dhe lëvdata por sepse janë humanë, madje as këtë lajm nuk duan të përmemden por ne e shkruam për të treguar historinë e tyre të suksesit si një shembull për tërë botën.