Sulmuesi belg, Romelu Lukaku, ka njoftuar tërheqjen nga Kombëtarja e Belgjikës, duke i dhënë fund një karriere 16-vjeçare me fanellën e “Djajve të Kuq”.
Futbollisti 33-vjeçar e ka bërë të ditur vendimin përmes një postimi në Instagram, duke përfunduar karrierën ndërkombëtare me 135 paraqitje dhe 94 gola, rekord për përfaqësuesen belge.
Gjatë kësaj periudhe, Lukaku e përfaqësoi Belgjikën në katër Kampionate Botërore dhe tri Kampionate Evropiane.
“Jam në paqe me vendimin tim për t’u ndalur këtu. Ishte e mrekullueshme. Ishte kënaqësi. Jam mirënjohës”, ka shkruar Lukaku.
Me 94 gola, sulmuesi belg renditet në vendin e pestë në listën e golashënuesve më të mirë në historinë e futbollit ndërkombëtar për meshkuj. Para tij janë Cristiano Ronaldo me 146 gola, Lionel Messi me 126, Ali Daei me 108 dhe Sunil Chhetri me 95.
Lukaku do të vazhdojë karrierën në futbollin e klubeve, ku aktualisht është pjesë e Fenerbahçes në Turqi.
Burimi: botasot.info
