GazetaMax
Sport

Shpallet “Ylli i javës” nga xhiro e parë e Superligës së Kosovës

Sulmuesi i Trepçës’89, Christian Mba është shpallur futbollisti më i mirë i javës së parë në Superligën e Kosovës në futboll.
Sulmuesi nigerian pati paraqitje të shkëlqyeshme në ndeshjen kundër Dritës në stadiumin “Riza Lushta” dhe kjo bëri që komisioni ta vlerësojë atë me çmimin ‘Ylli i Javës’.
Mba realizoi dy supergola për “Minatorët”, teksa gjatë tërë ndeshjes pati paraqitje shumë të mirë, duke qenë më i merituari që skuadra e tij rikthimin në elitë pas një viti ta nisë me arkëtimin e një pike, ndonëse ishte në rrugë të mirë edhe për të fituar.
“Jam shumë i lumtur që jam shpallur ‘Ylli i Javës’ në xhiron e parë të Superligës. Kundër Dritës patëm një paraqitje shumë të mirë. Loja ishte dinamike dhe mjaft e mirë. Ne u angazhuam shumë dhe pas epërsisë 2:0 prisnim fitore, por nuk ndodhi. Do të punojmë shumë në këtë edicion për ta pozicionuar Trepçën’89 sa më lartë. Shpresoj të vazhdoj me lojëra të mira dhe të jap sa më shumë gola”, ka theksuar Mba pas marrjes së këtij çmimi.

Related posts

Njëri nga këta sulmues do ta zëvendësojë Ibrahimovicin te Milan

Gazetamax.mk

Shefi i Leicester: Nuk kemi oferta për Tielemans

Gazetamax.mk

Fury – Chisora më 3 dhjetor në Londër

Gazetamax.mk