GazetaMax
Sport

Mbrojtësi i Crystal Palace pas përleshjes me Nunez: Kam marrë afro 400 mesazhe kërcënimi

Mbrojtësi i Crystal Palace, Joachim Andersen thotë se ka marrë afro 400 mesazhe kërcënuese në në Instagram pas barazimit 1-1 të së hënës kundër Liverpool-it.Reprezentuesi danez 26-vjeçar u godit me kokë nga sulmuesi i Liverpool-it, Darwin Nunez, në pjesën e dytë të ndeshjes së mbrëmshme në Premier League në Anfield.
Anderson u rrëzua në tokë dhe pak çaste më vonë, gjyqtari Paul Tierney nuk kishte zgjidhje tjetër veçse t’i jepte Nunez një karton të kuq direkt.
Uruguaiani do të mungojë në ndeshjen e së hënës kundër Manchester United për shkak të pezullimit.
Si pasojë e këtij rasti, që rezultoi me përjashtimin nga loja të sulmuesit, vërshuan mesazhet kërcënuese që duket se vinin nga tifozët e skuadrës kundërshtare.
“Kam marrë ndoshta 3-400 nga këto mesazhe mbrëmë. Unë e kuptoj që ju mbështesni një ekip, por kini pak respekt dhe ndaloni së vepruari ashpër në internet”, tha ai.
Rastet kur tifozët kërcënojnë ndonjë lojtar në rrjetet sociale nuk janë të rralla, për çka ka pasur ankesa të shumta.

Related posts

Lewandowski i thotë “PO ” gjigantit të madh

Gazetamax.mk

Grealish: Isha më i lirë tek Aston Villa

Gazetamax.mk

Roma po e shet super-lojtarin

Gazetamax.mk