Bashkimi Evropian ka shtuar më shumë se njëqind organizata dhe individë të tjerë në listën e sanksioneve ndaj Rusisë. Mes tyre janë drejtues të njohur të ekonomisë ruse, propagandistë dhe një grup i madh hakerësh prorusë, shkruan DW, përcjell KosovaPress.
Masat ndëshkuese të miratuara në Bruksel nga ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare (16.11.2026) prekin, ndër të tjera, rreth 30 veprues, të cilët akuzohen për projekte në shkallë të gjerë për manipulimin e informacionit dhe ushtrimin e ndikimit në vende si Gjermania dhe Franca. Mes tyre është Social Design Agency (SDA), e financuar dhe e drejtuar nga administrata presidenciale ruse, si dhe 24 persona që punojnë për të.
Sipas BE-së, SDA me seli në Moskë manipulon sistematikisht mediat. Ajo përhap propagandë proruse dhe zhvillon fushata me përmbajtje të sajuara, imitime të markave mediatike dhe platforma të ngjashme me Wikipedia-n.
Përveç kësaj, BE-ja ka futur në listën e sanksioneve edhe propagandues, mes tyre figurat e televizionit rus Vitali Jelisejev dhe Pjotr Marschenko, blogerin dhe komentatorin ushtarak me origjinë nga Ukraina, Juri Podoljaka, si dhe Chay Bowes nga RT International. Ata akuzohen se marrin pjesë në manipulimin e informacionit dhe përhapjen e narrativave që legjitimojnë dhe mbështesin luftën e vazhdueshme agresore të Rusisë kundër Ukrainës..
Burimi:botasot.info
