VIDEO/ Rrëzohet avioni ushtarak rus “An-12” në Siberi, humbin jetën 17 persona 

Një avion ushtarak u rrëzua në Kemerovo të Siberisë, Rusi, duke vrarë të 17 personat në bord, raportuan mediat ruse të martën.

Duke cituar burimet, mediat raportuan se të 17 personat vdiqën në rrëzimin e avionit, i identifikuar paraprakisht si një aeroplan ushtarak An-12, pranë fshatit Yagunovo, në jug të kryeqytetit rajonal.

Duke cituar gjithashtu dëshminë e një dëshmitari okular, raporti tha se avioni ishte në flakë, pastaj u rrëzua dhe shpërtheu pas përplasjes me tokën.

Guvernatori i Kemerovës, Ilya Seredyuk, tha në Telegram se një “incident aviacioni” ndodhi në rrethin Yagunovo të rajonit, duke shtuar se ai po shkonte në vendngjarje, ku shërbimet e emergjencës janë tashmë të pranishme.

“Autoritetet rajonale po ofrojnë të gjithë ndihmën e nevojshme. Rrethanat e incidentit po hetohen nga autoritetet përkatëse”, shtoi Seredyuk.

Ai më vonë tha në një videomesazh se avioni kishte qenë duke kaluar nëpër rajon përpara se të rrëzohej.

Burimi:TV21