Tifozë të shumtë të kombëtares së Kosovës janë parë rrugëve të Dublinit, para përballjes së madhe të Kosovës ndaj Republikës së Irlandës.
Kombëtarja dardane do të luajë ndaj Irlandës, me ndeshjen e vlefshme për xhiron e gjashtë dhe të fundit të fazës së grupeve në Ligën B të Ligës së Kombeve.
Tifozë dardanë janë parë në rrugët e Dublinit, para kësaj përballjeje, duke ia thënë këngës dhe duke shfaqur optimizëm para kësaj ndeshjeje.
Kosovës i mjafton edhe barazimi për të siguruar vendin e dytë në grupin B3, duke qenë me një pikë më shumë se Irlanda momentalisht, e cila është e treta.
Kosova i ka gjashtë, derisa vendasit i kanë pesë. Austria është e para me 11 pikë, derisa Izraeli është i fundit me tri pikë.
Ndeshja nis nga ora 20:45, dhe luhet në stadiumin “Aviva”, në Dublin.
Burimi: botasot.info
