Ambasada e Italisë në Tiranë ka përkujtuar sakrificën e dy oficerëve italianë, kolonel Fernando Raucci dhe nënkolonel Goffredo Zignani, të cilët u pushkatuan më 17 nëntor 1943, pranë manastirit ortodoks të Shën Joan Vladimirit, në afërsi të Elbasanit.
Në këtë përvjetor, u organizua një ceremoni përkujtimore, gjatë së cilës u vendos një kurorë me lule pranë memorialit të ngritur në nderim të tyre.
Të dy oficerët italianë janë dekoruar me “Medaljen e Artë të Trimërisë” për guximin e treguar dhe përkrahjen që u dhanë partizanëve shqiptarë.
Në ceremoni morën pjesë atasheu ushtarak i Ambasadës Italiane, kolonel Davide Luigi Valente, si dhe Goffredo Zignani, nipi i nënkolonel Zignanit.
Lajmi u bë i ditur nga Ambasada e Italisë në Tiranë përmes një postimi në rrjetet sociale, ku u kujtua sakrifica e dy ushtarakëve italianë.
Burimi:botasot.info
