GazetaMax
Lajme

Kovaçevski: Të bashkuar në lirinë t’i vazhdojmë perspektivat

Shkup, 8 shtator – Me rastin e Ditës së Pavarësisë, Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ka dërguar një mesazh urimi për të gjithë qytetarët e vendit, me mesazhin se të bashkuar në liri duhet të vazhdojmë perspektivat tona, sepse historia na mëson se për çdo hap të rëndësishëm përpara nevojitet bashkim.

“E presim këtë festë të madhe shtetërore, të bashkuar në një shoqëri të përbashkët në vend, si një anëtare dinjitoze e NATO-s dhe një anëtare e ardhshme e Bashkimit Evropian në planin ndërkombëtarë. Integrimet janë beteja e brezit tonë. Dhe kështu  bëj thirrje të Bashkuar në Liri  ti vazhdojmë perspektivat. Historia mëson se për  çdo haptë  rëndësishëm përpara është e nevojshme  bashkimi. Qytetarët  maqedonas, shqiptarë, turq, vlleh, serb, boshnjak dhe romë dhe të gjithë të tjerëve, në referendumin historik të 8 shtatorit 1991, në mënyrë masive, të bashkuar, pavarësisht dallimeve etnike dhe politike, vendosën të jetojnë në një shtet i pavarur. Gjeneratat e atyre viteve të 90-ta me mençuri e morën mësimin nga Ilindenët dhe Asnomët, të cilët u bashkuan në luftën – për liri dhe shtet”, tha kryeministri Kovaçevski me rastin e Ditës së Pavarësisë.

Ky është një shembull që tregon se sa i rëndësishëm është uniteti dhe çfarë do të thotë të kesh një lidership politik të mençur, të guximshëm dhe përparimtar, të përkushtuar ndaj përparimit të qytetarëve dhe shtetit.

“Sot, përballë pasojave të pandemisë dhe luftës në Ukrainë, me të cilat po përballet e gjithë bota, gjegjësisht siguria dhe arritshmëria deri te  ushqimi dhe energjia, mund të konstatojmë se  kemi ndërmarrë tre hapa të rëndësishëm në kohë. U bëmë pjesë e NATO-s dhe siguruam vendin, në aleancën më të madhe të sigurisë, ku vendet anëtare  në solidaritet mbrojnë njëri-tjetrin. Filluam negociatat me Bashkimin Evropian me krenari dhe me kokën lart, për të mbrojtur qartë dhe me zë të lartë pozicionet tona nga brenda në të njëjtën tryezë. Ne themeluam, së bashku me Serbinë dhe Shqipërinë, nismën Open Balkan, përmes së cilës siguruam një përmirësim serioz të bashkëpunimit rajonal, por edhe zhvillimin e ekonomive tona me shanse për përfitime të reja për qytetarët dhe kompanitë”, thekson Kovaçevski.

Thekson se bashkimi i qytetarëve është garanci për paqen e brendshme. Marrëdhëniet e mira fqinjësore janë garanci për paqen rajonale. Dhe bashkimi ynë mes 27 anëtarëve të Bashkimit Evropian është një perspektivë reale dhe e nevojshme për avancimin e cilësisë së jetës së qytetarëve, sipas parimeve dhe vlerave evropiane.

“Negociatat e nisura planifikojmë t’i përfundojmë me Bashkimin Evropian shumë shpejt. Po punojmë shumë dhe me dinamikë të shpejtë që qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut t’i bëjmë sa më shpejt pjesë të familjes evropiane. Në këtë 8 shtator, ju bëj thirrje të gjithëve, të bashkuar në liri, të bashkohemi rreth idesë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, e cila po ecën me shpejtësi në rrugën evropiane. Le të ngrihemi në krye të detyrës, për të fituar betejën tonë të brezave. Gëzuar dhe qoftë i  përjetshëm 8 Shtatori. Dita e Pavarësisë”.

Related posts

Ulet numri i fëmijëve të vaksinuar në vend, gjoba prindërve

Gazetamax.mk

Gastronomët përballen me vështirësi të shumta

Gazetamax.mk

Ministri Shaqiri në përkrahje të mësimdhënësve në aktivitetet e tyre shkollore

Gazetamax.mk