Valentin Stocker do të vazhdojë të jetë drejtor sportiv i klubit zviceran Basel.
Lajmi është konfirmuar të mërkurën nga vetë klubi.
Ish-futbollisti i njohur i Baselit e kishte marrë këtë detyrë në muajin maj, fillimisht vetëm deri në hapjen e afatit kalimtar të transferimeve. Më pas, kontrata e tij ishte vazhduar deri në fund të vitit.
Tashmë, palët kanë arritur marrëveshje që Stocker të vazhdojë punën edhe në vitin 2027, pas një ndërprerjeje pa pagesë.
Duke filluar nga 1 prilli i vitit të ardhshëm, ai do të vazhdojë të jetë pjesë e drejtimit sportiv të klubit, së bashku me drejtorin teknik Andreas Herrmann.
Presidenti i Baselit, David Degen, ka theksuar rëndësinë e vazhdimësisë në drejtimin sportiv të klubit.
“Për ne është e rëndësishme vazhdimësia në drejtimin sportiv”, thuhet në deklaratën e tij.
Megjithatë, Degen ka bërë të qartë se Baseli duhet të rikthehet sa më shpejt te rezultatet pozitive.
“Sportivisht, duhet urgjentisht të rikthehemi në rrugën e suksesit”, ka theksuar presidenti i klubit zviceran.
Burimi: botasot.info
