Adeyemi në ushtrime te Barcelona me makinë 05 të Ferizajit

Një detaj interesant ka tërhequr vëmendjen në Barcelonë, ku Karim Adeyemi është parë duke shkuar drejt qendrës stërvitore të klubit me një veturë që mbante targa të Kosovës.

Ajo që bie menjëherë në sy është kodi “05” në targa, që i përket rajonit të Ferizajt.

Pamjet kanë bërë xhiron e rrjetit, ndërsa detaji kosovar në veturën e futbollistit ka mjaftuar që shqiptarët ta komentojnë me humor si “Adeyemi i shqiptarizuar”.

Një copëz Kosove, kësaj here, deri në dyert e qendrës stërvitore të Barcelonës.