Tiranë, 8 Shtator – Pa shtetet e Ballkanit Perëndimorë, Bashkimi Evropian nuk është i plotë. Kështu ka deklaruar në Tiranë presidenti Italian Sergio Mattarella, pas takimit me presidentin shqiptar Bajram Begaj.
Presidneti shqiptar u shpreh mirënjohës që politika italiane prej vitesh është përaktuar për integrimin e Ballkanit perëndimorë në BE.
Poashtu Begaj tha se Komuniteti i arbëreshëve është një shembull i rrallë, që lartëson vlerat më të mira shpirtërore të dy popujve tanë.
“E kemi pritur me kënaqësi të madhe, arritjen e udhëtimit historik për hapjen e negociatave të Shqipërisë. BE me pak vonesë arriti të kalojë dhe të realizojë premtimin e dhënë shqiptarëve. Vendet si Italia e kanë mbështetur hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE dhe shpresojmë që kjo të ecë shpejt me anëtarësimin në BE. E dimë mirë se e ardhmja e Shqipërisë është në BE. Pa vendet e Ballkanit Perëndimor, BE nuk është e plotë. Italia mendon se duhet mbajtur një presion i lartë mbi Rusinë për ti hapur rrugë dialogut për paqen. Në sektorin energjetik kriza që po zhvillohet është e rëndë dhe kjo kërkon një mendim kolektiv për fondet dhe është e rëndësishme për Italinë për të larguar varësinë nga Rusia për burimet energjetike. Objektivi i përbashkët është të sigurojmë lidhjen mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor” – tha Presidenti italian, Sergio Mattarella.