GazetaMax
Lajme

Sulm ndaj faqes së MASH

Shkup, 10 shtator – Ueb-faqja e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH) prej mbrëmë është sulmuar. Për momentin faqja është ndërprerë plotësisht dhe në të nuk ka qasje. Në sajtin e MASH-it shkruan se është sulmuar nga ekipi i hakerëve grek „Netwatchers”.

“Ministria e Arsimit dhe Shkencës është në komunikim me Qendrën Kombëtare CIRT për Incidente Kompjuterike pranë Agjencisë së Komunikimeve Elektronike, ku është raportuar rasti dhe nga ku presim, me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Brendshme, të ndërmerren veprime konkrete për të gjetur vendndodhjen dhe burimin e sulmeve. Ndërkohë, shërbimi TI i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës me mbështetjen e bashkëpunëtorëve të jashtëm po ndërmerr veprime për forcimin e sigurisë së faqes së internetit, pas së cilës ajo do të aktivizohet sërish”, thonë nga MASH.

Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës theksojnë se nuk ka nevojë për shqetësime për marrje të supozuar të bazave të të dhënave të qytetarëve, sepse në ueb-faqe nuk ekzistojnë baza të tilla në prapavijë dhe e njëjta ka karakter informativ.

Related posts

Besimtarët ortodoks festojnë Pashkët

Gazetamax.mk

Shqiptarët kanë diktuar kursin properëndimor të Maqedonisë, duke qenë të rëndësishëm

Gazetamax.mk

Rasti Pavle Trajanov dhe “orbitimi” i partive-“satelite”

Gazetamax.mk