GazetaMax
Lajme

Sistemi TIMS në Kapshticë dhe Qafë Thanë me probleme

Qafë Thanë, 10 Shtator – Probleme në sistemin TIMS në të gjitha pikat e kaimit kufitar të juglindjes së vendit. Këto probleme janë prej 12 orësh në Kapshticë, Goricë, Qafë-Thanë e Tushemisht, pika doganore këto që lidhin Shqipërinë me Greqinë e Maqedoninë e Veriut.

Burime zyrtare bëjnë me dije se problemet më serioze paraqiten në pikën kufitare të Kapshticës, aty ku prej 12 orësh në mungesë të sistemit TIMS, sipas Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit në Korçë, punohet me regjistra në mënyrë manuale, punë e cila ka krijuar probleme por janë shmangur rradhët e gjata.

Në të gjitha pikat e tjera kufitare këto probleme janë të herëpashershme, për shkak të shkëputjes së sistemit kompjuterik.

Edhe në këto raste, në mungesë të sistemit TIMS, punohet në mënyrë manuale. Në të gjitha pikat e kalimit kufitar që lidhin vendin tonë me Maqedoninë e Veriu nuk ka patur fluks të shtuar, por puna manuale krijon rradhë, në veçanti në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës.

Related posts

Në mungesë të Zejdit, në krahë të djathtë të Gashit ishte Kovaçevski

Gazeta Max

Bombat/ Për disa raste janë siguruar dëshmi dhe janë zbatuar

Gazeta Max

Për tre vite, më shumë ndërtesa janë ndërtuar në në Aerodrom dhe Karposh

Gazeta Max