Mourinho: Në jetë, shifrat mbresëlënëse me kalimin e kohës harrohen

Real Madrid i Jose Mourinho duket se më në fund ka gjetur ritmin e duhur.

Fitorja 3-0 që ‘los blancos’ arritën 10 ditë më parë në “Mestalla” kundër Valencia shënoi fitoren e tyre të tetë radhazi.

Trajneri portugez, me rikthimin e kampionatit pas pushimit për shkak të kombëtareve, kërkon të mos ndalet me kaq. “Kur arrin 8 fitore radhazi nuk dëshiron të ndalesh, por na tregon se duhet të fitojmë ndeshjen e radhës”, tha Mourinho.

“Në jetë, shifrat mbresëlënëse me kalimin e kohës harrohen, nuk mund të jetosh me statistikat e së kaluarës. Duhet të ushqehesh nga e tashmja. 8 fitore radhazi janë një burim krenarie e madhe”, shtoi portugezi.

Më tej, ai tha: “La Liga ka pasur trajnerë të nivelit të lartë dhe të shohësh emrin tënd përkrah tyre në këto statistika është vërtet kënaqësi. Por tani nis një periudhë e ngjeshur me ndeshje e duhet të vazhdojmë kështu”.

Burimi: botasot.info