Tuesday, April 21, 2026

Lajmi në kohë reale

Milloshoski-Miljaniq: Përparim i ndërsjellë i dialogut politik dhe bashkëpunimit

Nënkryetari i Kuvendit, Antonio Milloshoski, zhvilloi takim pune me ambasadorin e Republikës së Malit të Zi, Zoran Miljaniq.

Në këtë takim u konfirmuan marrëdhëniet miqësore maqedonase-malazeze ndërmjet dy shteteve, të cilat bazohen në miqësinë tradicionale, bashkëpunimin konstruktiv shumëvjeçar dhe mbështetjen e ndërsjellë. Bashkëbiseduesit e theksuan rëndësinë e avancimit të mëtejmë të dialogut politik dhe intensifikimit të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.

Gjithashtu, u theksua përkushtimi i përbashkët i vendeve për anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian, si dhe gatishmëria për thellimin e bashkëpunimit parlamentar dhe për shkëmbimin e përvojave në drejtim të zbatimit të proceseve reformuese.

Latest Posts

Mos e humb lajmin