Pas 20 vitesh, palestinezët votojnë përsëri/ Zgjedhjet parlamentare shpallen më 28 nëntor
Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, ka shpallur 28 nëntorin si datën e mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare në territoret palestineze, duke i hapur rrugën procesit të parë zgjedhor në rreth dy dekada. Sipas dekretit presidencial, qytetarët në Jerusalemin Lindor, Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës do të thirren të votojnë për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Legjislativ Palestinez. “Dekreti presidencial u bën thirrje popullit palestinez në Jerusalem, Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës që të marrë pjesë në zgjedhje të lira dhe të drejtpërdrejta parlamentare”, thuhet në dekretin e publikuar nga agjencia zyrtare palestineze Wafa. Zgjedhjet e fundit parlamentare u zhvilluan në vitin 2005, ndërsa në vitin 2007 Hamasi mori kontrollin e Rripit të Gazës pas përplasjes me lëvizjen Fatah të Mahmoud Abbasit. Që prej asaj kohe, Fatah ka administruar Bregun Perëndimor, ndërsa Hamasi ka qeverisur Gazën.