Bekim Sali dhe Mickoski mirëpresin Albulena Haxhiun në Qeveri: “Të forcojmë marrëdhëniet mes dy vendeve”

Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, së bashku me kryeministrin Hristijan Mickoski, kanë mirëpritur në Qeveri kryetaren e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu. Sali theksoi rëndësinë e lidhjeve mes shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë, si dhe forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

“Së bashku me kryeministrin Hristijan Mickoski, mirëpritëm në Qeveri kryetaren e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu.

Lidhjet vëllazërore mes shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe në Kosovë, të rrënjosura në historinë, gjuhën dhe kulturën tonë të përbashkët, janë një vlerë që na bashkon dhe na nxit të ndërtojmë ura të reja bashkëpunimi në dobi të qytetarëve të të dyja vendeve.

Mbetemi të përkushtuar ndaj forcimit të marrëdhënieve mes dy vendeve dhe avancimit në rrugën evropiane, me synim më shumë mundësi, zhvillim dhe siguri për qytetarët tanë”, ka deklaruar Sali.

Burimi: alfax.mk