Artistja e njohur shkruan “Sot më tepër se kurrë zemrat tona janë me ty zonja Sevdije”

Lajmi për ardhjen në shtëpinë e tij në Prishtinë të ish kryekuvendarit të Kosovës Jakup Krasniqi për “Arsye humanitare” siç ata nga Dhomat e Specializuara të Hagës kishin deklaruar, ka disa orë që është kryefjala në mediat shqiptare. Më pas u kuptua se arsyeja e ardhjaes së tij qenka në të vërtetë për shkaqe se bashkëshortja e tij nuk ndjehet mirë, ndërsa të gjithë po mundohen edhe nëpër mënyrave të ndryshme qoftë dhe virtuale ti japin forcë atij. Por ne pamë edhe një status që këngëtarja e njohur e muzikës së bukur shqipe Hajrie Preniqi Gashi kishte shkruar shumë orë më parë në rrjetin e saj social kështu. “”Sot, më shumë se kurrë, zemrat tona janë me ju Zonja Sevdije!”- duke i bashkëngjitur edhe një ikone zemre të kuqe dhe dy duar në formë lutjeje dhe duke postuar këtë foto që ju po e shihni. Ne mësojmë se bashkëshortja e z.Krasniqi dhe këngëtarja janë shoqe të mira me njêra tjetrën, madje zonja Sevdije është edhe një adhuruese e flaktë e muzikës që artistja këndon e ka kënduar gjatë viteve. Gjithashtu ne mësojmë se duke qenë mikesha të mira ajo mori pjesë dhe ishte e ftuar në koncertin e saj recital gjatë verës në Obiliq. Ne me gjithë zemër i urojmē shërim të shpejtë gruas së fortë të ish luftëtarit Jakup Krasniqi dhe atij lirim të shpejtë në Kosovë e ku të dy mund të knaqen duke dëgjuar dhe ndjekur muzikën e artistes dhe shumë koncerte të artistëve të tjerë shqiptarë kudo e ngado.