GazetaMax
Lajme

Rusia kufizon qasjen në Instagram, kërkon që Meta të emërohet “organizatë ekstremiste”

Rusia tani ka konfirmuar se do të kufizojë qasjen në rrjetin social, Instagram.

Kjo vjen pasi kompania mëmë e këtij rrjeti social, Meta, ndryshoi rregullat e saj në disa vende për të lejuar shprehjen e ndjenjave të ashpra ndaj forcave ruse, por jo edhe ndaj civilëve rusë.

Prokurorët i kanë kërkuar një gjykate ruse që të kategorizojë organizatën amë të Facebook-ut, Meta Platforms, si një “organizatë ekstremiste”, raportoi Interfax të premten.

Më herët, Kremlini ka thënë se Rusia do t’u japë fund aktiviteteve të kompanisë Meta nëse janë të vërteta raportet se përdoruesve të Facebook-ut do t’iu lejohet të bëjnë thirrje për dhunë kundër rusëve.

Ata i janë referuar një raporti nga Reutersi më 10 mars që thoshte se Meta do të lejojë përdoruesit e Facebook-ut dhe Instagram-it në disa vende të bëjnë thirrje për dhunë kundër rusëve dhe ushtarëve rusë pasi Moska pushtoi Ukrainën.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u tha gazetarëve më 11 mars se Moska do të marrë “masa vendimtare” nëse raporti është i vërtetë.

“Ne nuk duam të besojmë raportin e Reuters-it, është shumë e vështirë të besohet,” tha ai.

Related posts

Osmani: Nuk e njoh prokurorin Islam Abazi, por kush jemi ne të debatojmë për atë qe e kanë zgjedhur vetë prokurorët

Gazetamax.mk

Betimi i Kryeparlamentarit/ Kabineti i Gashit: Gjuha shqipe garantohet me Kushtetutë

Gazetamax.mk

Rritet numri i raportimeve për vjedhje të drunjve në Radovish

Gazetamax.mk