Diamond Restaurant Tetovo, i cili funksionon në kuadër të Gold Felicia Tetovo, vazhdon të ofrojë një përvojë të nivelit të lartë gastronomik me një ofertë speciale javore për të gjithë dashamirët e kuzhinës cilësore.
Çdo të diel, nga ora 12:00 deri në 20:00, vizitorët kanë mundësi të përfitojnë 20% zbritje në të gjithë menunë. Kjo ofertë është ideale për dreka familjare, takime me miq apo edhe për takime biznesi në një ambient elegant dhe të këndshëm.
Restoranti veçohet për menunë e kuruar me kujdes, të përgatitur nga një ekip profesionistësh, si dhe për enterierin modern që krijon një atmosferë të ngrohtë dhe të sofistikuar. Çdo detaj është menduar për të ofruar një përvojë të plotë gastronomike që lë përshtypje.
Diamond Restaurant është i vendosur në rrugën për në Shkup, nr. 1, (tek Makpetrol – Zhelinë), si pjesë e kompleksit Gold Felicia Tetovo.
Për më shumë informacione dhe rezervime në numrin: +389 77 865 865
