GazetaMax
Lajme

Samiti i Procesit të Berlinit më 3 Nëntor, synohet ujdia për tregun e përbashkët rajonal

Berlin, 11 Shtator – Samiti i radhës i Procesit të Berlinit do të mbahet më 3 nëntor në Berlin, për herë të parë nën udhëheqjen e kancelarit të ri gjerman, Olaf Scholz, raporton Koha.net. Ai dhe liderët e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor pritet të diskutojnë për tregun e përbashkët rajonal dhe operacionalizimin e tij.

Mbajtja e këtij Samiti, nga njohësit e integrimeve evropiane, shihet edhe si vëmendje politike e Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor.

Samitin e 3 nëntorit për KosovaPress e kanë konfirmuar nga Qeveria e Gjermanisë.

Mbajtjen e Samitit e mirëpresin në Qeverinë e Kosovës, duke theksuar se janë të interesuar për krijimin e tregut të përbashkët rajonal në Ballkanin Perëndimor, ku i jepet incentivë lirisë së lëvizjes së qytetarëve, kapitalit, mallrave dhe shërbimeve.

Samiti i fundit i Procesit të Berlinit u mbajt më 5 korrik të vitit 2021, nën udhëheqjen e ish-kancelares gjermane, Angela Merkel.

Procesi i Berlinit është një iniciativë që synon rritjen e bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe në asistimin e tyre në procesin e integrimit në BE, proces ky i filluar në 2014, nga kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Related posts

Petrovska në takimin e ministrave të Mbrojtjes në Austri

Gazetamax.mk

Kryetari i Butelit Kostovski: ASKUSH NUK ËSHTË MBI LIGJIN!

Gazetamax.mk

Kovaçevski priti në takim kryeparlamentarin turk

Gazetamax.mk