GazetaMax
Lajme

LSDM: Referendumi i Mickoskit është kundër gjuhës dhe në dëm të identitetit

Shkup, 11 shtator – Iniciativa për referendum të Hristian Mickoskit është kundër gjuhës maqedonase, i bën dëm identitetit dhe drejtpërdrejtë i orientuar kundër eurointegrimit të shtetit.

Të gjitha institucionet zyrtare në BE konfirmuan se procesin e negociatave për anëtarësim e bëjmë si maqedonas me identitet të mbrojtur maqedonas, me formulim të pastër të gjuhës maqedonase.

Por, Mickoski me çdo çmim vepron në mënyrë antievropiane dhe në dëm të interesave shtetërore dhe kombëtare dhe sipas nevojave personale.

Mickoski me referendumin ka për qëllim ta shpëtojë pozitën e lëkundur në Pallatin e bardhë, pasi edhe disa anëtarë të cekur të VMRO-DPMNE-së nuk pajtohen me të.

Por, qytetarët e lexuan dhe mjaftë e kanë nga politika destruktive dhe retrograde të Mickoskit dhe të VMRO-DPMNE-së, që qartë ua porositën në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale.

Related posts

Mexhiti favorit për Çairin: Anketat tregojnë se vetëm ai e fiton qartë garën ndaj Bujar Osmanit

Gazeta Max

Kërkohet paraburgim për kumanovarin me shkop druri kërcënoi punonjësin e bastores

Gazeta Max

Catherine de Bolle: Europol ka bashkëpunim të mirë me Maqedoninë e Veriut

Gazeta Max