Ish-futbollisti i Romës, Zbigniew Boniek, në një intervistë për “Il Tempo”, vlerësoi përmirësimin e skuadrës së drejtuar nga Gian Piero Gasperini dhe sugjeroi afrimin e Endrick në merkaton e janarit:
“Roma është përmirësuar në të gjitha aspektet. Gasperini tashmë ka një vit më shumë në krye të saj, njeh më mirë klubin dhe lojtarët. Skuadra luan më bindshëm dhe trajneri ka ditur t’i përfshijë të gjithë në projekt. Ai ka përmirësuar aspektin fizik, presingun dhe agresivitetin në lojë, duke u dhënë futbollistëve liri për të sulmuar hapësirat dhe për t’u futur në zonë”.
I pyetur nëse Roma mund të luftojë për titullin, ai u përgjigj me humor: “Për këtë duhet të pyesni Interin. Është skuadra më e fortë dhe me më shumë alternativa. Është edhe Lazio, që ka avantazhin se luan vetëm në kampionat.
Të gjithë mendojnë se do të shembet, por unë nuk e shoh kështu. Roma duhet thjesht të vazhdojë rrugëtimin e saj dhe të fitojë sa më shumë”.
Në fund, Boniek këshilloi afrimin e Endrick: “Një tjetër sulmues do të ishte i rëndësishëm, sepse do të mundësonte më shumë rotacion. Endrick më pëlqen shumë, është lojtar cilësor”.
Burimi: botasot.info
