Dimovski: Mesazhet janë të qarta, nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare

Ilija Dimovski nga VMRO-DPMNE në emisionin Click Plus në TV21 deklaroi se mesazhet janë të qarta se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare në pranverën e ardhshme, ndërsa vendi pritet të shkojë në zgjedhje të rregullta në vitin 2028. Ai vlerësoi se Maqedonisë i nevojitet një opozitë më e fortë, duke theksuar se një opozitë e organizuar e bën pushtetin më dinamik dhe më të përgjegjshëm.

“Duhet theksuar dhe nënvizuar se debati që kemi pasur gjatë gjashtë muajve të fundit nëse do të ketë zgjedhje në pranverë apo jo duhet të mbyllet. Le të themi se mesazhet nga VLEN dhe VMRO-DPMNE janë të qarta: nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme në pranverën e ardhshme, dhe për herë të parë pas një kohe të gjatë, vendi do të shkojë në zgjedhje të rregullta në vitin 2028. Si do ta përdorë këtë opozita, blloku maqedonas, do të shohim nëse kjo do të nënkuptojë një lloj de-pozicionimi të potencialit jashtë LSDM-së, dhe nëse LSDM-ja do të përballojë. Po hezitoj të komentoj shumë që të mos perceptohem si i pa sinqertë dhe i pasaktë, megjithatë unë jam dëshmitar që kur isha në Parlament, kur kishim një opozitë të fortë, përpjekja që unë dhe ekipi im i deputetëve, ministrave dhe Qeverisë ishte, shumë më tepër dinamikë, shumë më tepër përgjegjësi e kështu me radhë, dhe kjo është e natyrshme. Duhet theksuar se Maqedonia ka nevojë për një opozitë shumë më të fortë se ajo që ka tani. Situata në pjesën shqiptare është krejtësisht e ndryshme. palët qeverisëse dhe opozitare mes shqiptarëve duken shumë të afërta, por nuk e di se si BDI do të përballet me dy ose tre procese që janë të dukshme. Procesi i parë është se nuk do të ketë zgjedhje, dhe aty ata në njëfarë mënyre blejnë shpresë, e dini, me njoftimet se ato do të mbahen pas tre muajsh, pas gjashtë muajsh, pas tre muajsh”, deklaroi Ilija Dimovski nga VMRO-DPMNE.

Burimi:TV21