GazetaMax
Ballina

Nga tetori deri në mars e domosdoshme vitamina D

Vitaminën D shpesh e quajnë edhe “vitaminë dielli”, sepse krijohet në trup gjatë ekspozimit në rrezet e diellit.
Nga tetori deri në mars, meqenëse ditët janë më të shkurtra dhe më të zymta, është e domosdoshme që ta marrin këtë vitaminë në formë suplementesh të caktuara, por edhe nëpërmjet ushqimit siç është peshku i yndyrshëm, mishi i kuq, qumështi dhe vezët.
Mungesa e vitaminës D mund të çojë deri në deformime të eshtrave te fëmijët dhe dhembje të eshtrave te të rriturit.
Kjo vitaminë i nevojitet organizmit që të luftojë kundër problemeve të shumta shëndetësore, ndërkaq hulumtimet kanë treguar që mungesa e vitaminës D mund të jetë faktor i cili i kontribuon infeksioneve të rrugëve të frymëmarrjes, siç është Covid-19, thotë nutricionistja Elizabeth Stewart, transmeton BW raportimet.
Stewart ka vërejtur që është shumë e vështirë të merret vitamina vetëm nëpërmjet ushqimit, sepse peshku i yndyrshëm, kërpudhat dhe ushqimi tjetër i cili përmban vitaminën D përmban nivel shumë të vogël përbërësish ushqimor.
Bebeve deri në 1 vit u nevojiten 8,5 deri në 10 mikrogramë vitaminë D në ditë.
Fëmijëve pas moshës njëvjeçare dhe të rriturve u nevojiten 10 mikrogramë vitaminë D në ditë.

Related posts

Mjekra e dyfishtë, mundësi ta evitoni

Gazeta Max

Ushqimet që mund të shkaktojnë efekte negative në trupin tuaj

Gazeta Max

Sytë bojëqielli janë të veçantë, por sytë kafe të bëjnë për vete

Gazeta Max