Futbollistët e Shkëndijës së Haraçinës, para fillimit të ndeshjes së sotme kundër Bashkimit, në kuadër të javës së re të Ligës së Parë të
Futbollit të Maqedonisë, në stadiumin “Çair”, dolën në fushë të veshur me fanella ku ishte vendosur fotografia e ish-reprezentuesit të Maqedonisë, tashmë të ndjerë, Agron Memedi.
Ish-reprezentuesi i Maqedonisë dhe anëtari i stafit teknik të Shkëndijës së Tetovës, Agron Memedi, ndërroi jetë në moshën 45-vjeçare.
Gjithashtu, para fillimit të ndeshjes së sotme u mbajt një minutë heshtje në nderim të Agron Memedit dhe Sekulovskit, të cilët u ndanë nga jeta para kohe gjatë ditëve të fundit.
Një gjest respekti dhe nderimi nga futbollistët e Shkëndijës së Haraçinës për Agron Memedin dhe të gjithë ata që u ndanë nga jeta..
Burimi: botasot.info
