GazetaMax
Lajme

Mariçiq: Nuk duhet referendum

Shkup, 12 shtator – Nuk do të ketë kurrfarë kuptimi, as qëllim mbajtja e referendumit, kur pa dallim të rezultatit, VMRO-DPMNE-ja opozitare nuk planifikon të votojë. Vetëm një referendum ka kuptim – a jeni për anëtarësim në BE apo jo, të gjitha pyetjet tjera janë anashkalim të pyetjes së vetme të vërtetë, thotë zëvendëskryeministri për Çështje evropiane, Bojan Mariçiq.

“Çështja e referendumit është me të vërtetë serioze dhe më vjen keq që VMRO-DPMNE-ja në mënyrë të tillë e ka hapur, nuk është kjo ballafaqim i pushtetit dhe opozitës. Të përkujtojmë pyetjen që e parashtron VMRO-DPMNE-ja për referendum është e lidhur për Marrëveshjen të vitit 2017 me Bullgarinë për të cilën, njëjtë si edhe për propozimin francez në korrik të këtij viti, VMRO-DPMNE-ja nuk ka pasur guxim, ndërsa ka pasur mundësi të votojë kundër. Ata as atëherë në vitin 2017, as tani për propozimin francez nuk votuan kundër, por e braktisën sallën në aktin e votimit”, tha Mariçiq në emisionin Top Tema në TV Tellma.

Zëvendëskryeministri për Çështje evropiane vlerëson se kjo është lojë politike ose dëshirë që opozita të dalë nga kjo situatë, duke iu referuar faktit se me vite në programin e VMRO-DPMNE-së, i cili ndikoi që edhe LSDM-ja ta ndryshojë programin, është vendosur që cilado zgjidhje me Greqinë duhet të gjendet në referendum para qytetarëve dhe kur erdhi koha e referendumit në vitin 2018, VMRO-DPMNE-ja vendosi ta bojkotojë.

Mariçiq tha se janë të qarta kushtet me të cilat do të hymë në BE, ato tanimë janë vendosur në Kornizën negocuese dhe vlerëson se nëse bëhet referendum, pyetja duhet të jetë e duhur, jo nëse jeni për anulimin e marrëveshjes, por nëse jeni për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Askujt në Qeveri, thotë ai, nuk i ka ardhur mirë ose e ka bërë me kënaqësi kompromisin që është bërë me Bullgarinë.

“Por duhet të udhëheqemi nga interesat shtetërore dhe dëshirës që të dërgohet shteti përpara. Dy janë interesat tona: ta ruajmë identitetin dhe gjuhën dhe të bëhemi anëtarë të Bashkimit Evropian”, pohon Mariçiq.

Ai nuk deshi të saktësojë nëse mblidhen 150.000 nënshkrime për shpalljen e referendumit, a do të bëjë thirrje LSDM-ja për bojkot apo do të merr pjesë.

“Herët është të thuhet, njëqind herë të më pyesni do ta keni përgjigjen e njejtë. Mendoj se për këtë temë nuk duhet të ketë referendum. Nëse dëshirojmë referendum, duhet të jetë me pyetjen e duhur: Nëse dëshironi që Maqedonia e Veriut të bëhet anëtare e BE-së? Kjo është thelbi i kësaj dileme”, tha Mariçiq.

Sipas tij, më së miri për shtetin është të përqendrohemi në agjendën e konfirmuar së bashku për reforma, bashkarisht me opozitën, në punën e përbashkët të skriningut dhe të negociatave dhe të gjitha çështjet e hapura të diskutohen në Këshillin kombëtar për eurointegrime, trup të cilit duhet t’i japim fuqi dhe rëndësi të re.

Related posts

Kriza rëndon gjendjen sociale të struganëve

Gazetamax.mk

Çfarë thotë raporti i KE-së për Maqedoninë e Veriut? Fokusi te implementimi i ligjeve

Gazetamax.mk

Qytetarët e Maqedonisë destinacionet më të kërkuara për vitin e ri i kanë Stambollin dhe Dubain

Gazetamax.mk