Kultura e tradita me valle e muzikë, me ushqime gjithçka shqipe do të mbledhë të gjithë komunitetin shqiptar që jeton nē Amerikë dhe jo vetëm më datën 19 Shtator 2026 në Nju Jork. Naser Nika drejtuesi i Shoqatës Amerikane teksa ka qenë i ftuar kudo në mediat shqiptare ka postuar këto fjalë në rrjetin e tij social duke na infomuar më shumë. Ai konkretisht shkruan kështu: ”
Një festival historik, i organizuar me bashkimin e 12 shoqatave shqiptare, në një ngjarje të veçantë që synon të dëshmojë unitetin dhe bashkëpunimin e komunitetit shqiptar në New York.
Në këtë organizim, për fat të keq, mungojnë Shoqata Ana e Malit dhe Shoqata Kraja, ndërsa të gjitha shoqatat e tjera janë bashkuar për ta bërë këtë festival sa më madhështor.”. Naser Nika tashmë të gjithë e njohin për figurën dhe kontributin e tij për të drejtat e shqiptarëve jo vetëm në Amerikë por shpesh herë ai bëhet edhe një urë lodhëse mes problematikave të shqiptarëve dhe adresimit te
shteti amerikan. E padiskutim edhe ky Festival i përmasave kaq të mëdha do të jetë një zë i fortë i kulrurës së çmuar shqiptare në Amerikë.
