GazetaMax
Lifestyle

Vetëm 2 minuta ecje pas ngrënies mund të ndihmojë në stabilizimin e sheqerin në gjak

Për shekuj me radhë, njerëzit në Mesdhe ngriheshin pas vakteve të gjata e të qeta dhe bënin një shëtitje. Ecja është aq shumë pjesë e asaj stili jete saqë është renditur si bazë e dietës së shëndetshme mesdhetare.

Kjo mund të jetë një nga arsyet pse studimet kanë zbuluar se dieta mesdhetare mund të zvogëlojë rrezikun për diabetin, kolesterolin e lartë, sëmundjet e zemrës, goditjet në tru dhe disa lloje kanceri, duke forcuar kockat, duke përmirësuar shëndetin e trurit, duke shmangur depresionin dhe duke ndihmuar me humbjen e peshës.

CNN shkruan se tani mund të shtoni një arsye tjetër për të bërë një shëtitje pas vaktit, është ajo e mundësisë për të ulur sheqerin në gjak.

Ecja dy deri në pesë minuta pas një vakti mund të bëjë ndryshimin, sipas një studimi të vitit 2022 në revistën ‘Sports Medicine’.

Related posts

Një kafe me baxhanakun…

Gazetamax.mk

16-vjeçari gjen portofolin me 6 mijë € dhe e dorëzon: Dua t’i fitoj paratë me djersë

Gazetamax.mk

Aloe Vera – si ta përdorni për ta ulur kolesterolin dhe yndyrnat në gjak

Gazetamax.mk