GazetaMax
Kuriozitete

Zyrtare: Pensionohet Arda Turan

Arda Turan i ka dhënë fund karrierës prej futbollisti aktiv.
Ikona turke e futbollit, Arda Turan ka njoftuar për vendimin e tij që të pensionohet nga futbolli.
Ish-mesfushori i Barcelonës dhe Atletico Madrid, si dhe ish-reprezentues i Turqisë, Turan, në moshën 35-vjeçare ndërpreu aktivitetin në futboll.
Lojtari ishte pa skuadër që kur kontrata e tij me Galatasaray skadoi në fund të sezonit të kaluar.
“Ka qenë rrugëtim i shkëlqyer për mua, nënën time, babain, vëllain, gruan e fëmijët. Shpresoj që edhe për ju të tjerët”, ka thënë Turan.
“Ishte e vështirë, por e bukur”, shtoi mes tjerash turku.
Turan shkon si një nga lojtarët më të mirë që ka pasur Turqia ndonjëherë.

Related posts

Kounde s’është gati për ndeshjen e radhës ndaj Interit – nuk dihet se a mund të luajë në “El Clasico”

Gazeta Max

Atdhetari Isa Mjeku emocionon në Festivalin Fol Shqip në Gjermani

Gazeta Max

Liga e Kampionëve: Ndeshjet e ditës së sotme, pritet spektakël në “Allianz Arena”

Gazeta Max