Siparantum Choir prezantohet në Pragë, merr pjesë në koncertin ndërkombëtar “EUPHONIA”

Kori nga Peja, “Siparantum Choir”, ka vazhduar paraqitjet ndërkombëtare, kësaj radhe në Pragë të Çekisë, ku ka marrë pjesë në koncertin “EUPHONIA”, së bashku me kore nga Gjermania, Greqia dhe Kosova.

Përmes një njoftimi në Facebook, “Siparantum Choir” ka bërë të ditur se koncerti është mbajtur në hapësirat e Kostel U Salvátora, ku kori ka prezantuar vlerat artistike dhe potencialin e muzikës korale.

Sipas korit, kjo paraqitje ishte një tjetër dëshmi e nivelit artistik dhe forcës së muzikës korale që përfaqëson.

Ndërkaq, aktivitetet e korit në Pragë vazhdojnë edhe sot, me koncertin e fundit në këtë qytet, i cili do të mbahet në skenën e njohur të Smetana Hall.

Burimi: Botasot