GazetaMax
SPORT

Joshua paralajmërohet nga promotori i Fury: Nëse del në ring, do të jetë një masakër

Anthony Joshua dhe Tyson Fury vazhdojnë të negociojnë jo-formalisht një duel mes tyre.
Për përballjen e mundshme të Tyson Fury me Anthony Joshua ka folur edhe promotori i Fury, Bob Arum, i cili megjithatë  nuk shprehet optimist.
Sipsa Arum, Fury dëshiron një duel, por Joshua dhe Eddie Hearn mund të hezitojnë, bazuar në humbjen që pësoi Joshua së fundmi.
“Nuk mendoj se do të ndodh, sepse, përderisa Fury e do meçin, unë vendos veten në pozitën e Hearn dhe Joshua”, ka thënë Arum.
“Pasi u mposhtën nga Usyk, gjëja e parë që dëshiron është të aranzhosh 2-3 meçe që i fiton, për të rikthyer besimin. Nëse ai kthehet në ring tani kundër Fury, do të jetë një masakër”, shtoi tutje promotori i ‘Gypsy King’.
Tyson Fury vazhdon të jetë i pamposhtur në kategorinë e rëndë, derisa AJ ka numëruar edhe humbjen e tretë.

Related posts

Atletico ofroi 20 milionë euro për Griezmann, Barca nuk pranoi ofertën

e-max

Çerek finalja e Ligës së Kampionëve, sonte luhen këto dy super ndeshje

e-max

Po ik nga Bayern, ja ku mund të përfundojë Gnabry

e-max