GazetaMax
Lajme

Lista europiane/ Maqedonia e Veriut e 42 nga shkalla e vdekshmërisë, Serbia e para e ndiqet nga Rumania, Bullgaria…

Shkup, 13 Shtator – Sipas listës së CIA-s, e cila krahason 229 shtete në botë, por edhe veçe veç sipas kontinenteve, sipas analizës së këtij viti, Serbia bindshëm është në vendin e parë për nga vdekshmëria. Serbia ka koeficientin 16.39 vdekje për 1.000 banorë në vit.

Ky koeficient, theksojnë në tekst, llogaritet si numri mesatar vjetor i vdekjeve për 1.000 banorë në mes të vitit.

Në dhjetë vendet e para pas Serbisë janë: Rumania, Lituania, Letonia, pastaj Bullgaria, Ukraina, Rusia, Estonia, Bjellorusia dhe Kroacia. Të gjitha këto vende janë evropiane, ndaj i njëjti grup zë dhjetë vendet e para në listën e vendeve evropiane me vdekshmërinë më të lartë.

Kur bëhet fjalë për listën për Evropën, vendet e ish-republikave jugosllave janë në pozitë më të mirë: Kroacia është në vendin e 10-të, Sllovenia në të 28-tën, Mali i Zi në të 30-tin, Bosnja dhe Hercegovina në vendin e 32-të dhe Maqedonia e Veriut në vendin e 42-të të listës.

Ekspertët serbë dhe shoqatat ekologjike i lidhin këto shifra shkatërruese me ndotjen e lartë të ajrit, ujit dhe tokës. Ndotja e ajrit është përgjegjëse për vdekjen e gati një milion fëmijëve nën moshën pesë vjeç çdo vit në mbarë botën. Sipas të dhënave të OBSH-së, ajri i ndotur është përgjegjës për 25 për qind ose 2.4 milionë të të gjitha vdekjeve nga sëmundjet e zemrës në botë, për 24 për qind (1.4 milionë) të të gjitha vdekjeve të shkaktuara nga goditjet në tru, si dhe për 43 për qind (1.8 milionë) nga të gjitha rastet e vdekjeve, sëmundjet e mushkërive dhe kanceri në mushkëri.

Bojan Simishiq, aktivist i shoqatës Ecostrazha, shpjegon se ekspertët dhe aktivistët nuk mund të mbështeten te Batuti si një institucion i besueshëm, tek i cili mund të mbështeten për të dhëna zyrtare.

Srbija prva u svetu po smrtnosti prema listi CIA, ekolozi skrenuli pažnju na vezu između zagađenja i broja umrlih

Related posts

Pendarovski merr pjesë në Maratonën e Ohrit në not

Gazetamax.mk

Kaos në urgjencën e Shkupit: Thirrje nga prindërit e fëmijëve të alkoolizuar

Gazetamax.mk

Qeveria shpall Ditë Zie në vend, në nderë të viktimave nga tërmeti në Turqi dhe Siri

Gazetamax.mk